-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Parashikimi ditor i motit me surpriza në juglindje

Kryesoret

Shqipëria vijon të jetë nën ndikimin e temperaturave të larta edhe gjatë ditës së sotme, megjithëse priten zhvillime të lehta në mot gjatë pasdites.

Paraditja do të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe relativisht i nxehtë në të gjithë territorin, me kthjellime më të theksuara përgjatë bregdetit. Megjithatë, pas mesditës pritet një shtim i vranësirave kryesisht në zonat Juglindore të vendit, ku nuk përjashtohen rrebeshe të izoluara shiu.

Sipas parashikimeve meteorologjike, mbrëmja dhe nata do të sjellin përmirësim të situatës atmosferike. Bregdeti dhe zonat e ulëta do të mbizotërohen nga moti i kthjellët, ndërsa zonat malore do të kenë kthjellime të alternuara me vranësira të herëpashershme.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë, si në orët e mëngjesit edhe në ato të mesditës. Vlerat do të luhaten nga një minimum prej 9°C në Verilindje deri në një maksimum prej 36°C në qytetin e Gjirokastrës.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor me shpejtësi që mund të arrijë deri në 30 km/h, duke krijuar dallgëzim të lehtë në brigjet detare (1 – 2 ballë).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit