Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka pritur sot në takim përfaqësuesit e EU4LEA.
Gjatë takimit Proda falenderoi përfaqësuesit për mbështetjen e vazhdueshme të dhënë ndër vite. Ai theksoi vendosmërinë për të bashkëpunuar ngushtë me partnerët ndërkombëtar, me qëllim rritjen e mëtejshme të cilësisë së shërbimit dhe forcimin e kapaciteteve operacionale.
Nga ana tjetër përfaqësuesit e EU4LEA shprehën vlerësimin për bashkëpunimin e deritanishëm dhe gatishmërinë për vijimin e projektit në fazën e tij të dytë, EU4LEA 2. Ata garantuan se mbështetja për policinë shqiptare do të jetë akoma më e madhe në vijim.