Në rubrikën “Sy më Sy”, Kryeministri Edi Rama u shpreh se këtë vit plazhet shqiptare do të jenë më të aksesueshme për të gjithë qytetarët.
Ai tha se plani i sezonit turistik parashikon hapësira publike të bollshme përgjatë vijës bregdetare, duke u siguruar që pushuesit të kenë mundësi të relaksohen pa kufizime apo privatizime.