Një lajm i mirë ka ardhur për Armando Brojën vetëm pak minuta para ndeshjes mes Letonisë dhe Shqipërisë.
Siç raporton gazetari i njohur i Sky Sports Deutchland, Florian Plettenberg, dy klube nga Buundesliga kanë nisur monitorimin ndaj yllit të Kombëtares shqiptare.
RB Leipzig dhe Wolfsburg po e monitorojnë me kujdes 23-vjeçarin, i cili këtë verë pritet të largohet nga Chelsea.
Sipas Sky Sport, shuma që blutë e Londrës kërkojnë për Brojën është 20 milionë euro. Të dyja klubet janë të gatshme që të nisin menjëherë për një kalim të mundshëm të shqiptarit drejt Bundesligës.
🚨🔎 Armando #Broja – one to watch for the summer transfer window!
He has received several enquiries from the Bundesliga. Many clubs have shown interest, and a move is planned.
RB Leipzig and VfL Wolfsburg are closely monitoring the 23 y/o striker. He is under contract with… pic.twitter.com/iFnoULb7xc
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) June 10, 2025