Sali Berisha rreth orës 10:00 të ditës së sotme u fut në SPAK pasi u thirr nga prokurori Elvin Gokaj për deklaratat që ka bërë bashkë me vajzën, Argitën se gjyqtarja Irena Gjoka ka marrë 500 mijë euro nga një eksponent socialist.
Para se të futej, Berisha ndaloi për të lexuar pankartat e dy qytetarëve që protestonin para SPAK-ut për grabitjen e pronave.
“Nuk i njoh dosjet konkrete, por natyrisht si institucioni i bashkëpunimit me krimin, ka me qindra mijëra qytetarë, të cilët këtu kanë zemërimin e madh, kanë problemet e mëdha.
Atëherë është Edi Rama vetë me Gjipenë. Bëhet fjalë për Gjipenë. Ua mori Gjipenë… Dora e mafies, dora e qeverisë është kudo”, tha Berisha.