Një grua shqiptare 41-vjeçare, Daniela Idrisi, u mbyt në plazhin Karon të Phuket, Tajlandë, pasi hyri në ujë në zonë me flamuj të kuq që paralajmëronin rrezikun nga dallgët e forta.
Pavarësisht paralajmërimeve të shpëtimtarëve, ajo dhe bashkëshorti i saj vendosën të notojnë.
Gruaja u nxorr nga deti dhe iu bë reanimimi, por ndërroi jetë para se të mbërrinte në spital.
Autoritetet po hetojnë ngjarjen, ndërsa ambasada shqiptare po koordinon kthimin e trupit.