I penduari i drejtësisë, Artan Tafani ka rrëfyer edhe ngjarjen e 2022 në shtëpinë e Bujar Tukut. Tafani tha se i kishte thënë Laert Haxhiut se dyshonin se ai kishte mbajtur nipin e Aldo Bares, Xhulio Shkurtin.
“Sa herë merrnim makina, ato mbaheshin me emrat e të dashurave. Edhe një nga makinat e radhës e kishte e dashura e Laertit e cila me sa më kujtohet ishte nga Gjirokastra.
Na duhej një makinë. Pamë një makinë të parkuar, ishte një çift brenda. Trokitëm, ju thamë jemi policia, keni parkuar keq.
Ajo goca u tremb, djalin e qëlluam me dackë. I zbritëm nga makina e morëm dhe ikëm.
Laerti na priste në rrugën e vjetër dhe ne u kthyem mbrapsht, Laerti para me Audi, ne mbrapa”, tha ai.