Kristjan Asllani ka shprehur zhgënjimin pas barazimit 1-1 të Shqipërisë ndaj Letonisë, duke e cilësuar pjesën e parë si shumë të dobët nga ana e skuadrës.
“Donim fitoren, e dimë çfarë ëndrre kemi. Bëmë shumë gabime në pjesën e parë dhe ishte tepër vonë në të dytën,” tha mesfushori.
Asllani theksoi se skuadra është e mërzitur dhe se duhen fitore në shtator për të ruajtur vendin e dytë, ndërkohë që Serbia ka dy ndeshje më pak. Ai u ndal edhe te mungesa e golave: “Punojmë shumë, por nuk e di pse nuk vijnë. Duhet të punojmë më fort”.