Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dërguar një telegram ngushëllimi për familjarët e regjisorit dhe skenaristit të njohur Leka Bungo, i cili ndërroi jetë së fundmi. Në mesazhin e tij,Begaj nënvizoi rëndësinë e jashtëzakonshme të kontributit të Bungos në artin shqiptar dhe vlerat e tij personale.
Begaj përkujtoi Bungon si një artist me pasion dhe dinjitet, që me veprat dhe humorin e tij të hollë la një trashëgimi të paharrueshme në kulturën tonë kombëtare. Humbja e tij, sipas tij, është një boshllëk i madh për teatrin dhe skenën artistike shqiptare.