-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dritan Goxhaj: UÇK-ja si pengesë për jugosllavizimin

Kryesoret

Dje ishte data 10 qershor një nga datat më historike që mban brenda saj një simbolikë tepër të veçantë. Dhe çuditërisht kjo datë nuk festohet dhe as është në kalendarin e festave, as të Kosovës e as të Shqipërisë.

Me datë 10 qershor të 1998-ës, që përkon me 10 qershorin e vitit 1878 Lidhja e Prizrenit u themelua Shtabi i Përgjithshëm i UÇK -së.

Ky shtab u themelua në një kohë që UÇK -ja kishte disa muaj që kishte mbetur pa një strukturë organizative dhe komanduese, pasi Shtabi Qëndror i saj – kështu quhej në atë kohë struktura komanduese dhe orgnizative e UÇK-së e krijuar në 1996, pothuajse ishte eleminuar e gjitha, dhe vetëm tre pjesëtarë të saj kishin mundur të shpëtonin.

Dhe kështu me 10 qershor të 1998 në fshatin Negroc të Drenicës u krijua SHP i UÇK -së i cili prej atij momenti riorganizoi dhe udhëhoqi profesionalisht luftë e UÇK -së për çlirimin e Kosovës.

Themelimi i këtij shtabi shënoi jo vetëm një pikë kthese për vetë ardhmërinë e UÇK -së por mbi të gjitha prishi në prag të shekullit të ri planet e vjetra antishqiptare.

Plane këto të thurura mjeshtërisht në Kongresin e V të Partisë Komuniste Jugosllave në vitin 1941. Jugo-sllavët duke parë së Internacionalja Komuniste e vitit 1926 kishte marrë vendim që Kosova t’i bashkangjitej Shqipërisë, dhe duke qënë se nuk dilnin dot kundër këtij vendimi, pasi ishin anëtarë të kësaj Internacionaleje, dhanë një zgjidhje tjetër.

Ata në këtë kongres të tyre të V në 1941 morën vendim që Shqipëria t’i bashkangjitej Kosovës nën Jugosllavinë.

Dhe këtë e tentuan menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, por në atë kohë Shqipëria e Enver Hoxhës e kundërshtoi këtë propozim të jugosllavëve dhe në këtë përplasje erdhi edhe prishja me Jugosllavinë e Titos dhe ekzekutimi i Koçi Xoxes.

Themelimi i SHP të UÇK ishte pengesa tjetër ndaj kësaj tentative të Sërbisë për të realizuar sërish këtë vendim të PKJ-së në 1941, pasi ky shtab vendosi, organizoi dhe udhëhoqi çlirimin e Kosovës me qëllim bashkimin e saj me Shqipërinë, që nënkupton shkëputje të Kosovës nga Jugosllavia dhe jo bashkim nën Jugosllavi.

Prandaj edhe mbas lufte ka filluar e vazhdon edhe sot një luftë speciale dhe e heshtur, e herë herë publike, e herë e kamufluar ndaj UÇK-së dhe Shtabit të sajë të Përgjithëshëm.

Edhe krijimi i Gjykatës Speciale ka si qëllim vetëm eleminimin e kësaj strukture, ndaj katër nga themeluesit e atij shtabi janë sot të akuzuar dhe të arrestuar nga kjo gjykatë.

Është një luftë për të eleminuar ekzistencën e këtij shtabi dhe si pasojë edhe frymën e UÇK –së, sepse po u eleminua ekzistenca e këtij shtabi do mund të thuhet ashtu si ka kohë që po qarkullon, se UÇK ishte thjesht një organizim në baza lokale me grupe të vogla guerrile, dhe jo një ushtri me struktura profesionale.

Po bëhet kjo me qëllim hakmarrje të pastër nga ato struktura e individë që vazhdojnë të tentojnë të implementojnë vendimin e Kongresit të V të PKJ të 1941.

Dhe në vazhdën e implementimit të këtij vendimi u propozua edhe Ballkani i Hapur.

Pikërisht ajo sillte bashkimin e Shqipërisë me Kosovën por nën Sërbinë si pasuese e ish Jugosllavisë.

Dhe edhe këtë shpikje moderne për të implementuar vendimin e PKJ-së e prishi po kjo UÇK. Kur them UÇK, e prishi fryma e UÇK -së pasi shqiptarët të ndikuar akoma nga jehona dhe historia e UÇK -së u ngritën kundër këtij vendimi të Kryeminstrit të Shqipërisë për Ballkanin e Hapur.

Prandaj data 10 qershor është një datë historike tepër e veçantë në historinë e vjetër dhe moderne të popullit dhe kombit tonë.

Por TURPËRISHT kjo datë nuk festohet e as propogandohet, pasi ky është edhe urdhëri, që të shuhet çdo gjë që ka lidhje me historinë e sukseshme të shqiptarëve.

Dhe duke qënë se kjo UÇK e ri-organizuar me themelimin e këij Shtabi solli prishjen e planeve të vjetra të jugosllavëve dhe argatëve të tyre andej e këndej Drini, i detyron këta argatë të luftojnë tashti edhe simbolet e UÇK -së.

Dhe rasti më i fundit e publik ndaj kësaj lufte të kamufluar publike ndaj UÇK -së ishte ndeshja ndaj Sërbisë në Tiranë, ku Policia e Shtetit Shqiptar nën komandën e Ed(vin) Ramës si implementues i vendimit të Kongresit të V të PK Jugosllave të 1941, kishte marrë urdhër që të zhdukte çdo simbol të UÇK -së,  rreth dhe brenda stadiumit.

Dhe këtë, të gjithë apologjetët patronazhistë të sektit “Rilindja” të  Ramës, nën udhëheqjen e PK Jugosllave dhe vendimeve të saja, kanë nisur ta justifikojnë se UEFA nuk i lejon simbolet nacionaliste dhe për këtë mund të marrësh gjobë.

Po më mirë të marrësh gjobë apo të turpërohesh duke treguar se po i shërben Jugosllavisë së vjetër e të re?!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit