Kombëtarja shqiptare barazoi 1-1 në ndeshjen ndaj Letonisë në eliminatoret e Europianit, duke marrë vetëm një pikë. Pas sfidës, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, tha se rezultati nuk ishte ai që prisnin, por gara është ende e hapur.
Ai theksoi se skuadra ka përpara katër ndeshje të tjera dhe duhet të rikthehet në shtator me energji dhe përqendrim të shtuar. Stafi teknik do të bëjë analizat e nevojshme për të përmirësuar lojën dhe për të arritur rezultatet e synuara.
“Jemi vetëm në gjysmën e rrugës dhe do të luftojmë deri në fund,” tha Duka, duke ftuar të gjithë të mbështesin ekipin.