-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndahet nga jeta regjisori dhe aktori i njohur Leka Bungo

Kryesoret

Është ndarë sot nga jeta në moshën 81-vjeçare regjisori, aktori dhe skenaristi Leka Bungo, një nga emrat më të spikatur të artit skenik shqiptar. Ai do të përcillet për në banesën e fundit të mërkurën, më 11 qershor, në orën 16:00 në varrezat e Sharrës, ndërsa ngushëllimet do të pranohen në “Alba 2000”, në Rrugën e Durrësit.

Gjatë karrierës së tij, Bungo dha një kontribut të veçantë në teatër, humor dhe dramaturgji. Nga shfaqjet në Estradën e Shtetit, te krijimi i teatrit privat “Rubairat” dhe deri te emërimi i tij si regjisor në institucione të rëndësishme, ai mbeti një zë kritik dhe artistik i kohës së tij.

Leka Bungo ka lënë pas një trashëgimi të pasur me drama, skenarë dhe role në teatër e film. Ndër veprat e tij më të njohura janë drama “Pabesia” dhe skenarët për filmat “Pas fasadës” dhe “Gjuetia e fundit”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit