Mesditën e sotme rreth orës 13:00 një pishë në zonën e Malit të Robit është rrëzuar mbi një makinë tip “Benz”.
Rënia e pishës mbi makinën e parkuar ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Fatmirësisht në makinë nuk kishte persona edhe pse ngjarja ka ndodhur në zonën ku frekuentohet nga shumë turistë.
Menjëherë kanë arritur shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses të cilët kanë larguar pemën.