Në qytetin Graz të Austrisë, një 21-vjeçar vrau 10 persona në një shkollë dhe më pas kreu vetëvrasje.
Policia gjeti në shtëpinë e sulmuesit një bombë artizanale të pa funksionueshme. Ai ishte i armatosur me një pushkë gjahu dhe pistoletë dhe besohet se ka vepruar i vetëm. Disa media spekulojnë se mund të ketë qenë viktimë bullizmi në shkollë, por kjo nuk është konfirmuar.
Nga momenti i raportimit të të shtënave deri në evakuimin e shkollës kaluan vetëm 17 minuta. Viktimat u gjetën brenda dhe jashtë godinës, ndërsa 12 persona të tjerë u plagosën.
Pas sulmit, Austria shpalli tre ditë zie kombëtare. Qytetarë dhe autoritete u mblodhën në Graz për të nderuar viktimat dhe për të mbështetur familjet e prekura.