Policia ka mundur të arrestojë autorin e vrasjes me thikë të 65-vjeçarit Selim Velsula në fshatin Xibër të bashkisë Klos. Vetëm pak disa orë pas krimit policia arrestoi 28-vjeçarin Hazbi Velsula.
Sipas të dhënave paraprake, Hazbi Velsula për motive ende të paqarta e ka goditur disa herë me thikë Selimin, duke i shkaktuar plagë fatale. Kushëriri i parë i viktimës, Rasim Velsula ka folur për mediat.
“Kemi hyrje-dalje me të dyja familjet. Unë them që autori ka qenë në depresion, nuk e shpjegoj dot ndryshe. Është i ri i pamartuar. Ishin fis kushërinj me njëri-tjetrin. Nuk kishin konflikte me njëri-tjetrin. Autori kishte prej disa vitesh në Tiranë, jetojnë familjarisht atje, vijnë vetëm që punojnë tokat. Ne e dinim sikur ishin jashtë shtetit, në Greqi, por ja që ndodhi kjo që ndodhi”, tha ai.