Kryeministri Edi Rama ka ndarë me publikun pamje të fundit nga operacioni për shembjen e ndërtimeve të paligjshme dhe lirimin e hapësirave publike në gjithë vendin.
Në mesazhin e tij, ai i bën thirrje qytetarëve dhe autoriteteve të përfshira që të largojnë vetë lavazhet që funksionojnë në shkelje të ligjit dhe pa respektuar standardet.
“Largojini vetë lavazhet që punojnë jashtë çdo rregulli, kudo në qytetet tona,” shkruan Rama, duke theksuar nevojën për respektimin e ligjit dhe ruajtjen e hapësirave publike.









