Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius tha se qeveria në Berlin po planifikon një pako të re me ndihmë ushtarake për Kievin gjatë këtij viti.
Paketa e re e ndihmës “nuk është finalizuar ende, por punohet në të”, tha ai.
Pistorius shtoi se fondet do të jenë të qasshme “në javët në vijim sapo të merret vendimi nga Parlamenti”.
Gjermania do të miratojë edhe 1.9 miliard euro mbështetje ushtarake për Ukrainën, tha Pistorius gjatë një konference për media.
“Paratë shtesë do të bëjnë që vlera e përgjithshme e mbështetjes që Gjermania do t’i japë Ukrainës gjatë këtij viti të arrijë në rreth 9 miliardë euro”, tha Pistorius.