Tomas Frank ka marrë drejtimin e Totenhemit. Tekniku ka vendosur të mbyllë aventurën e tij te Brentford, për të nisur një të re tek “Spurs”, që këtë sezon fituan edhe Ligën e Europës.
Totenhemi me anë të një postimi në faqen zyrtare bëri me dije se Frank ka rinovuar kontratën deri në 2028.
Frank ka qenë edhe trajner i Tomas Strakoshës te Brentford, teksa drejtoi ekipin në plot 317 takimesh.