-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pedro Sánchez kërkon ndjesë për skandalin e korrupsionit

Kryesoret

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez ka kërkuar ndjesë publike ndaj qytetarëve spanjollë pas një skandali korrupsioni që çoi në dorëheqjen e një prej bashkëpunëtorëve të tij më të afërt në Partinë Socialiste.

Në një konferencë për shtyp nga selia qendrore e PSOE-së në Madrid, Sánchez pranoi se kishte gabuar duke i besuar sekretarit të partisë së tij, Santos Cerdán.

Sekretatari i partisë është thirrur të dëshmojë në Gjykatën e Lartë më 25 qershor, pasi dyshohet se ka vepruar në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë për dhënien e kontratave publike në këmbim të përfitimeve financiare.

“Nuk ekziston korrupsioni zero, por duhet të ketë tolerancë zero ndaj tij”, tha Sánchez, duke shtuar se i kërkon falje popullit spanjoll për besimin e gabuar ndaj Cerdán.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit