Presidenti Bajram Begaj ka uruar popullin e Kosovës me rastin e 26-vjetorit të Çlirimit. Në mesazhin e tij, ai kujtoi hyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë më 12 qershor 1999, që ndaloi masakrat dhe spastrimin etnik ndaj civilëve.
Begaj nderoi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe falenderoi aleatët ndërkombëtarë për ndihmën e tyre në ndërtimin e shtetit kosovar. Ai siguroi se Shqipëria do të qëndrojë gjithmonë pranë Kosovës dhe beson në të ardhmen e përbashkët evropiane.









