-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protestat në Irlandën e Veriut kthehen në përplasje të dhunshme

Kryesoret

Një protestë që filloi paqësisht në qytetin Ballymena të Irlandës së Veriut u kthye në përplasje të dhunshme pas arrestimit të dy 14-vjeçarëve me origjinë rumune, të dyshuar për tentativë përdhunimi.

Dhuna ka përfshirë disa qytete për të tretën natë me radhë, ku policia u sulmua me fishekzjarrë, shishe dhe tulla. Në qytetin Larne, disa të rinj të maskuar sulmuan dhe dogjën një qendër argëtimi që më parë ishte përdorur si strehë emergjente për familjet e dëmtuara nga trazirat.

Gjatë dy netëve të para të përleshjeve, 32 policë u plagosën dhe gjashtë persona u arrestuan. Ende nuk ka një raport zyrtar për dëmet e natës së fundit.

Autoritetet kanë dënuar ashpër këto ngjarje, duke i cilësuar ato si sulme me motive raciste. Ndihmës-shefi i policisë, Ryan Henderson, theksoi se kjo dhunë është një akt i drejtuar kundër pakicave dhe policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit