Kryeministri Edi Rama ka uruar 34-vjetorin e krijimit të Partisë Socialiste të Shqipërisë përmes një postimi në Facebook. Ai vlerësoi mbështetjen që PS mori në zgjedhjet e fundit, duke e cilësuar si konfirmim të vizionit për Shqipërinë në BE deri në vitin 2030.
“Gëzuar ditëlindjen Partisë Socialiste dhe faleminderit 856 mijë e 177 zemrave që e ngritën flamurin tonë më lart se kurrë,” shkroi Rama.
Partia Socialiste u themelua më 12 qershor 1991 dhe sot shënon 34 vite nga krijimi i saj.
/5pyetjet.al