Një grua e moshuar nga Kosova u shpëtua sot nga vrojtuesit e detit në Shëngjin, pasi rrezikonte të mbytej gjatë larjes në det.
Vrojtuesit reaguan menjëherë dhe e nxorrën në breg, ku i dhanë ndihmën e parë.
Ajo u dërgua në spitalin e Lezhës dhe tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën.