-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ujësjellësi i Elbasanit apel qytetarëve: Mos e shpërdoroni ujin e pijshëm, do të ndëshkoheni

Kryesoret

Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve të Elbasanit me anë të një njoftimi apelon qytetarët që të mos e shpërdorojnë ujin gjatë sezonit të veror. Ata u kërkojnë qytetarëve të ta përdorin me kujdes ujin e pijshëm, si dhe të shmangin çdo formë të abuzimit të tij.

Ujësjellësi njofton se shpërdorimi i ujit do të sjellë mungesë në katet e sipërme të pallateve, si dhe do të ketë ndërprerje për qytetarët që jetojnë atje.

“Të nderuar qytetarë të Elbasanit,

Duke u afruar periudha e temperaturave të larta dhe ndërhyrjeve teknike që po kryhen aktualisht në rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm, kryesisht në depon e ujit, Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Elbasan ju bën thirrje të gjithë banorëve që të përdorin me kujdes ujin e pijshëm dhe të shmangin çdo formë të shpërdorimit të tij.

Shpërdorimi i ujit, përfshirë:

– përdorimin për larje rrugësh, makina, oborre,

– lidhjet e paligjshme,

– keqpërdorimin e pikave të ujësjellësit,

përbën shkelje dhe ndëshkohet në përputhje me ligjin nr. 8102, datë 28.03.1996 “Për rregullimin e sektorit të furnizimit me ujë dhe largimin e ujërave të ndotura”, i ndryshuar, si dhe aktet nënligjore në fuqi.

Gjithashtu, shpërdorimi i ujit ndikon drejtpërdrejt në furnizimin me ujë për katet e sipërme të pallateve, duke shkaktuar mungesa dhe ndërprerje për qytetarët që jetojnë atje.

Ekipet e kontrollit në terren (Task-Forca) do të evidentojnë çdo rast abuzimi dhe do të marrin masa administrative dhe ligjore, deri në ndërprerjen e shërbimit dhe ndëshkime me gjoba, sipas përcaktimeve të rregullores së shërbimit. Përveç kësaj, Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Elbasan ka vendosur në funksion një detektor të specializuar me kamera për të zbuluar lidhjet e paligjshme në rrjet.

Ky njoftim vjen në funksion të garantimit të furnizimit të rregullt për të gjithë qytetarët në kushtet e motit të nxehtë dhe mbrojtjes së resurseve ujore. Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!”, thuhet në njoftimin e plotë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit