-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja në Klos, dëshmitari: Nuk po e njihnim nga gjaku

Kryesoret

Zenel Velsula, një nga personat e parë që mbërriti në vendin ku u vra me thikë 56-vjeçari Selim Velsula, ka dhënë detaje tronditëse për ngjarjen që ndodhi mbrëmjen e 11 majit në fshatin Xibër-Murrizë të bashkisë Klos.

Sipas tij, viktima u gjet i shtrirë në rrugë, i mbuluar me gjak, ndërsa pranë trupit ndodhej një dru, për të cilin dyshohet se mund të jetë përdorur në krim. Vetëm pak metra më larg, rreth 6 metra, u gjet edhe telefoni i viktimës.

Sipas dëshmitarit, Selimi nuk kishte pasur konflikte me autorin e dyshuar, 32-vjeçarin Hazbi Velsula, ndërsa trupi u zbulua nga një faturues uji që kalonte rastësisht në zonë. Zeneli rrëfen gjithashtu se vëllai i viktimës ka qenë afër vendngjarjes, por nuk kishte dëgjuar asgjë dhe nuk e kishte parë trupin.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit