Ministria e Naftës në Iran njoftoi se dy fusha të mëdha gazi në provincën jugore Bushehr janë goditur nga sulme ajrore izraelite.
Sipas burimeve zyrtare, faza 14 e fushës së njohur South Pars është sulmuar nga dronë të vegjël, ndërkohë që edhe kompania e rafinimit të gazit “Fajr Jam” është bërë shënjestër në të njëjtën zonë.
Ky është incidenti i parë i raportuar që përfshin sulme të drejtpërdrejta ndaj infrastrukturës energjetike të Iranit. Autoritetet në Teheran e kanë cilësuar këtë si një akt provokues me pasoja serioze për sigurinë rajonale dhe kanë paralajmëruar se përgjigjja nuk do të mungojë.
Deri tani, Izraeli nuk ka dhënë një koment zyrtar mbi ngjarjen.