-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ledian Goga do të marrë shtetësinë greke pas aktit heroik në lumin Arachthos

Kryesoret

Ledian Goga, burri nga Shqipëria që pa menduar dy herë u hodh në lumin Arachthos të mërkurën e kaluar për të shpëtuar dy djem të mitur, ka shfaqur probleme me frymëmarrjen.

Ledian Goga pati një kollë të fortë dje dhe vizitoi një mjek privat, i cili i rekomandoi që të bënte analiza më të hollësishme në një spital.

Sapo u informua, Ministri i Shëndetësisë, Adonis Georgiadis, dha urdhër që një ambulancë e EKAB-it ta merrte dhe ta dërgonte në spital, për të kryer ekzaminimet e nevojshme.

Aktualisht, Ledian Goga ndodhet në Spitalin e Artës, ku po i nënshtrohet ekzaminimeve të hollësishme. Gjendja e tij nuk paraqitet shqetësuese.

Burime të sigurta bëjnë me dije se, për aktin e tij heroik, atij do t’i jepet shtetësia greke si nder.

Kush është “Luani i Fshatit”, emigranti që u hodh në lumin Arachthos për të shpëtuar dy fëmijë?

Goga, ose “Leo” siç e quajnë të gjithë në Neokori të Artës, nuk është shpëtimtar profesionist dhe nuk është dikush që kërkon vëmendje apo publicitet. Ai nuk kërkoi asgjë dhe nuk priste as një “të lumtë”.
Portali protothema.gr e kontaktoi me telefon të enjten e kaluar, teksa ai priste radhën në urgjencën e spitalit të Artës, pasi kishte dëmtuar këmbën gjatë përpjekjes ekstreme për të shpëtuar dy fëmijët.

Megjithatë, gjatë bisedës, ai nuk foli për veten dhe as për dëmtimin që kishte pësuar. Ai foli vetëm për ta – për fëmijët. “Fëmijët… Vetëm për ta mendoj”, ishte fjalia e tij e parë.

Ledian Goga është një emigrant nga Berati i Shqipërisë. Ai erdhi në Greqi para 24 vjetësh, kur ishte vetëm 17 vjeç. Kishte përfunduar shkollën e mesme dhe në atë kohë kishte dëgjuar se “në Greqi jetohet më mirë”. Pa ditur se çfarë e priste, kaloi kufirin dhe mbërriti në Athinë. Aty punoi çdo lloj pune – pa siguri, pa stabilitet, por pa u ankuar asnjëherë. Ai luftoi. Punoi shumë. Dhe me këmbënguljen dhe durimin që karakterizojnë njerëzit e qetë, ia doli të ndërtonte një jetë nga e para.

Prej pesë vjetësh jeton në Arta, së bashku me gruan dhe dy fëmijët e tyre, të moshës dhjetë dhe gjashtë vjeç. Gruaja e tij është rritur në Greqi dhe janë njohur përmes një martese të rregulluar – “bazari im i vogël na bashkoi,” thotë ai me buzëqeshje. Jeta e tyre është e thjeshtë dhe e zakonshme, si e shumë familjeve të tjera. Deri të mërkurën në mesditë.

“Heroi i Arachthos” në spital me probleme me frymëmarrjen – Do t’i jepet shtetësia greke si nder

“Isha në kafene. Një fëmijë erdhi me motor dhe bërtiti: ‘Ndihmë, dy fëmijë po mbyten në lumë!’ Pa u menduar dy herë, vrapova. Hypa në makinë dhe shkova menjëherë në vendngjarje. Kalova përmes kallamishtes, kontrollova – nuk pashë asgjë. U futëm në një varkë me disa të tjerë. U zhyta një herë – nuk gjeta gjë. Herën e dytë mora frymë thellë, u zhyta më thellë, rreth tetë metra. Aty e pashë. Fëmija ishte i shtrirë, i palëvizshëm, me fytyrë të nxirë, me krahë dhe këmbë të hapura. Dukej si i vdekur. E kapa dhe e nxora me forcë. Pastaj dëgjova se kishin parë edhe tjetrin. U zhyta sërish, dy ose tre herë. E gjeta. Ishte me shpinë në fund të lumit. Kur e nxora në sipërfaqe, i rridhte gjak nga hunda dhe goja. U frikësova,” tregon ai për protothema.gr, me zë të mbytur nga emocionet.

Ai nuk i njihte fëmijët. Nuk kishte asnjë detyrim të ndërhynte. Askush nuk ia kërkoi. Por ai u hodh në ujë sikur ata të ishin fëmijët e tij.

“Njëri ishte në moshën e vajzës sime. Nuk më intereson kush janë, çfarë race apo feje kanë. Unë jam i huaj, por jam një qenie njerëzore. Bëra atë që do të bënte çdo prind. Mendoj vetëm për fëmijët,” thotë ai dhe ndalet. Zëri i thyhet.

Sytë e tij nuk kërkojnë mirënjohje. Ai nuk do dritat e kamerave, as intervista.

“Shpresoj të jetojnë. Të zgjohen. Të jetojnë jetën e tyre. Do ishte turp të ndodhte ndryshe. Tani fëmijët e mi janë në shtëpi dhe po qajnë. Duhet të kthehem…” na tha ai pak para se të mbyllte telefonin, ndërsa ende priste në radhë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit