Ish-presidenti amerikan Donald Trump feston sot 79-vjetorin e lindjes, në të njëjtën ditë kur në Uashington D.C. organizohet një paradë madhështore për 250-vjetorin e themelimit të Ushtrisë së SHBA-së.
Trump, tashmë personi më i moshuar që ka mbajtur postin e presidentit amerikan, kalon për nga mosha edhe rivalin e tij politik Joe Biden, i cili kishte hyrë në Shtëpinë e Bardhë në moshën 78-vjeçare.
Ndërkohë, përveç festimeve zyrtare, 14 qershori shënohet edhe nga një valë protestash të paralajmëruara në të gjithë SHBA-në. Organizata “Indivisible” ka nisur fushatën “Dita Pa Mbretër”, si reagim ndaj, sipas tyre, abuzimit me pushtetin nga ana e Trump.
Pritet që rreth 2,000 protesta dhe tubime paqësore të mbahen në qytete të ndryshme amerikane gjatë ditës së sotme.