-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky: Oferta e paqes së Rusisë është e papranueshme dhe e pamundur për Ukrainën

Kryesoret

Në një intervistë për televizionin amerikan Newsmax, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u shpreh se propozimi i paqes që ka dorëzuar Rusia është i hartuar në një mënyrë që është në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Ukrainës, ligjet ndërkombëtare dhe dëshirat e popullit ukrainas.

Ai theksoi se qëllimi i Rusisë është që Ukraina të mos mund ta pranojë këtë propozim, duke e përshkruar atë si një ultimatum të ngjashëm me atë të vitit 2022, që nuk lejon asnjë kompromis nga ana e Ukrainës.

Zelensky shtoi se çdo palë që kërkon paqe duhet të jetë e gatshme për marrëveshje të ndërsjellë, por në këtë rast, Rusia vazhdon të jetë agresori dhe ka bërë qëndrime që pengojnë çdo zgjidhje.

Ai po ashtu u shpreh se fakti që Ukraina është e gatshme të ulet në bisedime është një hap i madh dhe një sinjal për kompromis, ndërsa Rusia vazhdon me qëndrime që kërcënojnë ekzistencën dhe identitetin ukrainas.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit