-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

22-vjeçarja shqiptare kapet në Rodos me mbi 2 kg kokainë dhe armë zjarri

Kryesoret

Një 22-vjeçare shqiptare është arrestuar në portin e Rodosit, sapo kishte zbritur nga trageti që vinte nga Pireu. Gjatë kontrollit të bagazhit të saj, autoritetet greke zbuluan mbi 2.2 kilogramë kokainë të fshehur në valixhe.

Por nuk ishte vetëm droga. Sipas raportimeve, e reja kishte me vete edhe një pistoletë 9 mm, 49 fishekë dhe rreth 1.300 euro cash. Ajo nuk ka bërë rezistencë në momentin e ndalimit dhe ndodhet aktualisht në paraburgim.

Policia greke po heton më tej për të zbuluar nëse pas saj fshihet ndonjë rrjet më i madh trafikantësh dhe për të ndjekur rrugën që ka ndjekur droga, e cila dyshohet se kishte si destinacion përfundimtar Rodosin, një ndër ishujt më të njohur turistikë në Greqi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit