Drejtori i Përgjithshëm i Gardës së Republikës është emëruar Simon Zereci. Ai u emërua pas dorëheqjes së Ermal Onuzit.
Me urdhër të Ministrit të Brendshëm është emëruar Simon Zereci, me gradën Drejtues i Lartë dhe që mbante funksionin e Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Gardës së Republikës.
Simon Zereci që prej vitit 2013 ka mbajtur funksionin e rëndësishëm të Komandantit të Njësisë Speciale në Gardën e Republikës.









