Policia e Lezhës ka arrestuar Luigj Palokën, 83 vjeç, banues në fshatin Balldre, pas një vendimi të formës së prerë të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Paloka është shpallur fajtor për veprat penale të “Shpërdorimit të tokës”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Falsifikim vulash dhe formularësh”, të kryera si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.
Gjykata ka shqiptuar një dënim prej 5 vitesh burgim për të, ndërsa vendimi është ekzekutuar nga specialistët e Krimeve Ekonomiko-Financiare.