Tre efektivë të Komisariatit të Policisë Elbasan janë pezulluar nga detyra, pas arratisjes së një të arrestuari nga ambientet e policisë. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbatuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Elbasanit, duke caktuar masën e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të detyrës” për punonjësit e policisë, nënkomisarin A. ZH., inspektorët P. B. dhe J. GJ., të cilët dyshohen për shpërdorim detyre.
Hetimet kanë zbuluar se efektivët, përmes mosveprimit dhe në shkelje të rregulloreve, nuk kanë marrë masat e duhura për sigurimin e të arrestuarit B. Z., duke lejuar arratisjen e tij nga dhomat e sigurisë në Komisariatin e Elbasanit. Ky incident ka ndodhur më 3 qershor 2025.
/5pyetjet.al








