Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sot seancën e radhës plenare, e cila do të nisë në orën 13:00, sipas urdhrit të lëshuar nga kryetarja Elisa Spiropali.
Në rendin e ditës parashikohet miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme të datës 5 qershor, si dhe shqyrtimi i projektligjit “Për performancën energjetike të ndërtesave”.
Përveç pikave të rendit të ditës, priten edhe diskutime jashtë agjendës së parashikuar. Seanca e kaluar më 12 qershor u anulua për shkak të mungesës së Spiropalit, e cila ndodhej në një vizitë zyrtare në Ukrainë.