Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Balldren të Lezhës, ku një i moshuar ka humbur jetën pasi ka rënë në një shpellë natyrore rreth 20 metra të thellë. Forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e policisë janë në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerrjen e trupit të pajetë.
Sipas informacioneve paraprake, familjarët kanë njoftuar policinë pasi i moshuari ishte larguar nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më. Pas disa orësh kërkime, ai është gjetur i vdekur brenda një shpelle pranë shtëpisë së tij.