Në hapje të Ministerialit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka theksuar përkushtimin e Shqipërisë ndaj integrimit evropian dhe bashkëpunimit rajonal.
Hasani u shpreh se Shqipëria ka qenë një kontribuese aktive në këtë nismë dhe ka mbështetur tregun e përbashkët rajonal. Ai veçoi marrëveshjen rajonale të roaming-ut dhe pesë marrëveshje të rëndësishme për lëvizshmërinë si arritje të rëndësishme në kuadër të Procesit të Berlinit.
“Zgjerimi i Bashkimit Evropian nuk është thjesht një proces politik, por një investim strategjik për paqen në kontinent. Deri në fund të vitit presim të hapim të gjithë grupkapitujt”, deklaroi Hasani.