Ministri grek i Emigracionit dhe Azilit, Makis Voridis ka dhënë një deklaratë në lidhje me të huajt e paligjshëm në vend.
Ai ka shprehur se qëndrimi në një periudhë të gjatë kohore i një emigrant të paligjshëm në Greqi, nuk do të çojë aspak në dhënien e lejes së qëndrimit apo nënshtetësisë.
“Nuk mund të ketë një strategji për shpërblimin e atyre që qëndrojnë këtu ilegalisht. Nuk mund të themi se, për shkak se dikush e mundi sistemin dhe qëndroi shtatë vite në mënyrë të paligjshme, do t’i japim leje qëndrimi”, u shpreh ministri grek.
Ai shtoi se “Nuk do të hyj logjikës së legalizimit të emigracionit të paligjshëm. Kushdo që qëndron këtu ilegalisht nuk mund të marrë leje qëndrimi vetëm se plotëson nevojat e tregut. Një qasje e tillë anulon konceptin e kufijve, politikave të azilit dhe kthimeve.”