Në seancën e Kuvendit, deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ngriti shqetësime të forta për situatën zgjedhore në Shqipëri, duke e quajtur një farsë të organizuar nga regjimi i pushtetit aktual.
“Makthet e lënies së pushtetit po transformojnë këtë regjim, duke e çuar në një farsë zgjedhore. Ka arritur të bëhet më e turpshme, ndërsa bandat që deri pak vite më parë kontrollonin gjithçka, tani janë tërësisht të lidhura me këtë sistem.
Përgjegjësia jonë është të demaskojmë këtë farsë dhe t’i tregojmë shqiptarëve realitetin. Ata mbajtën anën e pushtetit dhe tani po përpiqen ta shkatërrojnë zgjedhjen e vërtetë.”