-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rinumërimi i votave nis të martën, KQZ verifikon katër qarqe

Kryesoret

Procesi i rinumërimit të votave nga zgjedhjet e 11 majit do të nisë të martën në Elbasan dhe do të vijojë në Tiranë, Fier e Durrës. Fillimisht do të hapen 96 kuti në Elbasan për të verifikuar pretendimet e PD-së për manipulime, më pas do të vazhdohet me rinumërimin e plotë të mbi 2,200 kutive në katër qarqe.

Në Tiranë do të rinumërohen 1,282 kuti, në Fier 587 dhe në Durrës 275, duke përfshirë edhe votat e diasporës, sipas kërkesës së opozitës. PD pret të gjejë mbi 1,300 vota që mund t’i sigurojnë mandatin e 14-të në kryeqytet.

Rinumërimi do të bëhet në dy faza: së pari do të numërohen votat për partitë, dhe më pas për kandidatët individualë. Gjatë procesit, KQZ ka identifikuar disa raste të dyshimta ku një person mund të ketë votuar më shumë se një herë me të njëjtën kartë identiteti, të cilat po verifikohen.

Vendimi për rinumërim u mor nga KAS, ndërsa PD ka kërkuar përjashtimin e një anëtari të KAS, duke e akuzuar për konflikt interesi. Komisioni po punon për një proces sa më transparent dhe të saktë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit