Një helikopter që transportonte katër turistë amerikanë është rrëzuar në det në portin turistik të Vuliamenit, në jug të Athinës. Helikopteri ka rënë midis jahteve të ankorura në marinë vetëm pas çaste pas ngritjes.
Personat në bord dhe piloti ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Sipas autoriteteve greke, të lënduarit kanë marrë vetëm lëndime të lehta.
Ndërkohë autoritetet kanë arrestuar pilotin 57-vjeçar të helikopterit. Ai u mor në paraburgim nga Autoriteti Portual i Vouliagmenit, i cili po drejton hetimin paraprak. Ai përballet me akuza për rrezikim të sigurisë së transportit, lëndim trupor për shkak të neglizhencës dhe mosndjekje të procedurave të ekuipazhit në rast emergjence.