Komisioni Evropian ka gjobitur Greqinë me 392 milionë euro për keqmenaxhim të fondeve bujqësore të BE-së gjatë periudhës 2016-2023. Brukseli ka konstatuar se agjencia greke përgjegjëse për subvencionet ka kryer pagesa pa verifikime të mjaftueshme dhe pa inspektime në terren.
Ky vendim vjen pas një skandali mashtrimi në sektorin bujqësor grek, ku disa persona morën fonde për toka që nuk zotëronin ose për punë të pa kryera. Hetimet për këtë çështje vazhdojnë nga Zyra Evropiane e Prokurorit Publik (EPPO).
Për shkak të mangësive në kontroll, Komisioni Evropian ka vendosur një korrigjim prej 5% për shumicën e subvencioneve dhe deri në 10% për programet për fermerët e rinj. Si pasojë, Greqia do të marrë rreth 25% më pak fonde nga BE-ja vitin e ardhshëm.
Ky është një goditje e rëndë për bujqësinë greke dhe për përpjekjet e vendit për të menaxhuar në mënyrë transparente fondet evropiane.
/5pyetjet.al