Gjykata e Posaçme ka dënuar me 1 vit burg Eglantina Zeren, e cila për shkak të gjykimit të shkurtuar u dënua me 8 muaj heqje lirie. Zere u mor e pandehur në kuadër të dosjes 5D, ku në gjyq janë edhe Redi Molla dhe Mariglen Qato, dy ish drejtor të bashkisë së Tiranës.
Ndërsa 4 të pandehurit e tjerë Enkeljda Qyta, Bruno Koçi, Rivjola Baxha dhe Kristo Zhulat u dënuan me 9 muaj dhe përfituan ulje me 6 muaj heqje lirie.
Ata akuzohen për “Shkeljes së barazisë në tendera”.