-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gonzato: Rjetet kriminale përdorin korrupsionin në nivele të larta për të shmangur drejtësinë

Kryesoret

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato gjatë fjalës së tij në Forumin e Kryeprokurorëve të Rajonit u ndal tek krimi i organizuar dhe korrupsioni.

Gonzato tha se krimi i organizuar dhe korrupsioni mbeten kërcënime të përbashkëta sigurie për BE dhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai tha se bashkëpunimi mes gjyqësorit dhe institucioneve përtej kufijve është thellbësor për të luftuar krimin ndërkufitar.

“BE dhe Ballkani perëndimor vazhdojnë të përballen me kërcënime të përbashkëta sigurie nga krimi i organizuar dhe korrupsioni dhe bashkëpunimi mes gjyqësorit dhe aktorëve përtej kufirit janë thelbësore për të luftuar krimin ndërkufitar, por edhe për të mbrojtur viktimat e krimit. Ne njohim angazhimin e vendeve në rajon për të luftuar së bashku krimin e organizuar që shkakton një dëm të madhe ekonomik. Është i dëmshëm për kohezionin social dhe për mirëqenien e qytetarëve dhe po kështu gërryen besimin e qytetarëve në institucione. Korrupsioni i nivelit të lartë është i parë i shumë aktiviteteve kriminale dhe kërcënim i sigurisë. Rrjetet kriminale përdorin korrupsionin në nivele për të larta për të zgjeruar ndikimin e vet, apo për tiu shmangur drejtësisë.

Forcimi i sundimit të ligjit është një sfidë thelbësore për vendet në procesin e anëtarësimit dhe rezultatet e prekshme në këtë drejtim janë elementët thelbësore për të ecur përpara në integrimin e BE.

Shërbimet e pavarura të prokurorisë që mund të hetojnë dhe të ndjekin penalisht krimin pa frikë apo favor janë parakushte thelbësore për anëtarësimin në BE.”, tha Gonzato.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit