Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë pasdite në fshatin Neviçisht, pjesë e bashkisë Korçë. Një person ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, ndërkohë që rrethanat nuk janë ende të qarta.
Ambulanca dhe policia kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të ofruar ndihmën e parë dhe për të nisur hetimet mbi shkaqet.