-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Publikimi i tezës së matematikës, Ministria e Arsimit: Nuk cenon procesin

Kryesoret

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka reaguar pas publikimit të tezës së matematikës në 30 minutat pasi nisi provimi i maturantëve.

Me anë të një postimi, Ministria e Arsimit shprehet se procesi nuk cenohet dhe se provimi do të vijojë me qetësi. Ata theksojnë se publikimi i tezës nuk ndikon në mbarëvajtjen dhe integritetin e procesit.

“Provimi i Matematikës sipas standardeve të sigurisë, proces i qetë dhe i rregullt Provimi i Maturës Shtetërore në lëndën e Matematikës, po zhvillohet në përputhje të plotë me standardet e sigurisë të përcaktuara në rregulloren përkatëse dhe publikimi i tezës së Matematikës pas nisjes së provimit nuk cenon procesin.

Ministria e Arsimit dhe Sportit garanton të gjithë maturantët dhe opinionin publik se në 145 qendra provimi në të gjithë vendin testimi po vijon në një atmosferë të qetë dhe të sigurt, duke u dhënë mundësi të 27 mijë maturantëve të demonstrojnë njohuritë dhe aftësitë në lëndën e Matematikës.

Vëmë dhe njëherë theksin se publikimi i tezës së provimit pasi nxënësit kanë nisur testimin, nuk ndikon në mbarëvajtjen dhe integritetin e procesit.

Ministria dhe strukturat arsimore kanë ndërmarrë një sërë masash paraprake për të siguruar zhvillimin e drejtë dhe të barabartë të procesit të Maturës Shtetërore, përfshirë: mbikëqyrjen e ambienteve të provimit përmes kamerave të sigurisë, trajnimin e administratorëve, kontrollin e rreptë të hyrjes dhe daljes, si dhe krijimin e kushteve sa më të përshtatshme për të reduktuar stresin te maturantët për të arritur rezultate të merituara“, thuhet në postimin e Ministrisë së Arsimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit