Vullkani Lewotobi Laki-laki në rajonin lindor të Indonezisë shpërtheu sot, duke nxjerrë në ajër një kolonë tymi që u ngrit deri në 11 kilometra lartësi, njoftoi agjencia lokale për vullkanologji.
Autoritetet kanë ngritur alarmin për mundësinë e rrjedhjes së llavës, sidomos në rast të reshjeve të forta shiu.
Indonezia gjendet në zonën e njohur si “Unaza e Zjarrit të Paqësorit”, e cila karakterizohet nga aktivitet i lartë sizmik dhe vullkanik për shkak të përplasjes së pllakave tektonike në këtë rajon.








