Një tjetër valë tensioni përfshiu Lindjen e Mesme këtë pasdite, kur sirenat e alarmit ajror u dëgjuan në shumë rajone të Izraelit, paralajmëruar për një sulm të ri raketor nga Irani.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) konfirmuan në një reagim zyrtar në rrjetin social X se “Irani ka nisur një tjetër sulm ndaj territorit izraelit”. Më vonë, ushtria izraelite bëri me dije se një numër raketash ishin lëshuar drejt vendit, por pjesa më e madhe e tyre u neutralizua nga sistemet e mbrojtjes ajrore.
Pas një ore alarmi dhe tensioni, Komanda e Mbrojtjes Civile njoftoi qytetarët se situata është nën kontroll dhe u dha leje për të dalë nga strehimet, duke deklaruar përfundimin e rrezikut të menjëhershëm.
Ky zhvillim vjen në vazhdën e përshkallëzimit të konfliktit mes Izraelit dhe Iranit, duke rritur ndjeshëm shqetësimet për një përplasje të hapur ushtarake në rajon.