Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur shqetësimin për pasojat e menjëhershme ekonomike që po shkakton rënia e euros në tregun shqiptar, fenomen që përsëritet pas çdo procesi zgjedhor. Sipas saj, kjo situatë nuk ka baza ekonomike reale, por lidhet me pastrimin e parave dhe manipulimin e xhiros monetare gjatë fushatave elektorale.
Tabaku thekson se ndikimi është i dukshëm në tre sektorë kryesorë: fasonerinë, bujqësinë dhe familjet që mbështeten nga remitancat e emigrantëve. Ajo kërkon masa të menjëhershme dhe politika mbështetëse për këto fusha për të parandaluar një krizë sociale dhe ekonomike më të thellë.