Presidenti i SHBA, Donald Trump me anë të një postimi në Truth Social paralajmëruar iranianën që të largohen nga Teherani. Trump u ka kërkuar që të evakuohen mejëherë nga kryeqyteti i Iranit.
Gjithashtu ai thotë se Irani duhet të kishte pranuar marrëveshjen e tij për armët bërthamore.
“Irani duhej ta kishte nënshkruar “marrëveshjen” që u thashë ta nënshkruanin. Çfarë turpi dhe humbje jete njerëzore. Thënë thjesht, IRANI NUK MUND TË KETË ARMË BËRTHAMORE. E kam thënë vazhdimisht! Të gjithë duhet të evakuohen menjëherë nga Teherani”, shkruan Trump.