-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Eleminimi i vëllait të Talo Çelës, Erion Alibej: U angazhua kusho me nipçen

Kryesoret

Në seancën në Gjykatën e Posaçme, i penduari i drejtësisë Erion Alibej ka treguar për vrasjen e Emiljano Ramazanit. Alibej ka treguar se së bashku me Nuredin Dumanin kanë planifikuar që armën e krimit ta groposnin tek shtëpia e Bujar Çelës.

Më pas ai ka thënë se do të sinjalizonte policinë përmes Leonard Palushit. Gjithashtu ka treguar se nuk arritën që ta realizonin dhe më pas vendosën që ta ekzekutonin vëllain e Talo Çelës.

“Bujar Çela është vëllai i Talo Çelës. Njeriu më i afërt i Talos. Ka qenë taksist. Pas vrasjes së Emiliano Ramazanit, diskutova me Nuredinin, që armën e krimit ta vendosnim tek shtëpia e Bujar Çelës.

E dija ku e kishte shtëpinë. Unë kisha informator Xhuliano Hoxhën.

Bujar Çela kishte një pikë shumice afër shtëpisë. Përmes Xhuliano Hoxhës deshëm të gjejmë diçka që Bujari e kishte prekur me dorë, një qese, apo diçka. Doja që në të të fusnim armën e krimit dhe ta groposnim tek shtëpia. Më pas do sinjalizoja policinë përmes Leonard Palushit.

Nuk e arritëm dot këtë dhe diskutuam, që duke qenë njeri i afërt i Talos, por edhe pse përmes taksisë bënte punë e lëvizje për Talo Çelën, vendosëm ta ekzekutonim.

Si fillim u angazhua nipi, qw i referohem Skerdi Tases dhe kushos, që i referohem Henrik Hoxhajt.

U angazhua kusho me nipçen për ta ekzekutuar”, ka dëshmuar Alibej.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit